×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vetëm 14 % e zyrtarëve të lartë të Kosovës, e kanë bërë deklarimin e pasurisë

    Insajderi
    20 March 2023 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit – APK ka ftuar zyrtarët që obligohen me ligj, qe ta bëjnë sa më parë deklarimin e pasurisë.

    Agjencia ka njoftuar se deri më tani vetëm 14 % e zyrtarëve të lartë e kanë bërë deklarimin.

    685 zyrtarë, rreth 14.4 %, kanë dorëzuar deklarimin e pasurisë përmes platformës elektronike. 1059 zyrtarë, rreth 22.3 %, kanë filluar plotësimin e deklarimit të pasurisë. Deklarimi i rregullt i pasurisë ka filluar me 1 mars dhe përfundon me 31 Mars. Agjencia tashmë ka vënë në funksion deklarimin elektronik të pasurisë”, thuhet në një komunikatë të APK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark