×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm 4 vota kundër demarkacionit në PDK

    Insajderi
    30 August 2016 - 23:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas një mbledhje e cila raportohet të ketë zgjatur më shumë se pesë orë, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, ka dalë me një qëndrim pro ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

    Vetëm katër anëtarë të Këshillit Drejtues të kësaj partie, sipas Klan Kosovës, kanë votuar kundër përkrahjes së ratifikimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

    Pas mbledhjes, siç raporton lajmi.net, kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi do të votohet më 1 shtator.

    Ai këtë deklaratë e ka thënë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së që ka filluar në orën 18:00.

    Veseli tha se të gjithë duhet të jenë të qetë dhe se duhet të mendojnë për të ardhmen dhe se nuk duhet të prishen marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendeve tjera evropiane.

    Sipas tij deputetët duhet të mendojnë ka të shkojnë nga integrimi evropian apo nga kthimi prapa./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark