×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm një anëtar i Bordit nuk është zgjedhur nga Grabovci dhe Kryeziu

    Insajderi
    04 August 2016 - 20:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi e kishte thirrur ta konsultojë se cilët emra të afërt me partinë do të propozoheshin nga partia për t’u caktuar në Bordin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor në Prizren.

    Bëhej fjalë për vitin 2011, kur janë bërë edhe përgjimet të cilat Insajderi i ka publikuar në tri seri deri më tani, dhe atëherë po zgjidhej Bordi i kësaj kompanie.

    Sipas raporteve të punës vjetore të Ujësjellësit në Prizren, të viteve 2011, 2012 dhe 2013, del se vetëm një emër nga 5 anëtarët të Bordit të Drejtorëve nuk është përmendur në bisedën mes Adem Grabovcit dhe Njazi Kryeziut.

    Bordi

    Një nga bisedat telefonike të përgjuara të Adem Grabovcit shpalosë mënyrën më të errët se kush duhet të jenë anëtarët e Bordit të Ujësjellësit të Prizrenit. Grabovci bashkë me Njazi Kryeziun marrin vendimin përfundimtar, përtej kualiteteve të kandidatëve. Kriter për ta është vetëm nëse kandidati është i tyre, ose anëtarë i PDK-së apo i rrethit të njerëzve të afërm me partinë.

    I vetmi emër që nuk është përfolur në bisedën mes Grabovcit dhe Kryeziut për t’u emëruar në Bord është Sait Uka.

    Të katër anëtarët e tjerë, Naser Bajraktari, Galip Hoda, Bujar Hasani dhe Drita Grazhda, janë emra të lakuar në bisedën mes Grabovcit dhe Kryeziut.

    Por përderisa për Galip Hodën, shefi dhe Kryeziu dakordohen që të jetë gjithsesi në Bord, tre të tjerët kanë hyrë në Bord përkundër dëshirës së Kryeziut që ata të mos të propozohen.

    Kësisoj, përkundër faktit se Grabovci e kishte thirrur Kryeziun që të konsulohet për emrat që duhet të hynë në Bord, këshillat që shefi i grupit parlamentar të PDK-së i kishte marrë nga nënkryetari i degës së PDK-së në Prizren që në vitin 2011 kishte qenë kryetar i Kuvendit të Prizrenit, nuk i kishte marrë parasyshë.

    Në video, Galip Hoda, është titruar si Dalip Hoda për shkaqe të gabimeve teknike.

    Tash, Kryeziu mban postin e drejtorit të Urbanizmit në këtë komunë, një prej dikastereve më të ndjeshëm dhe të më të rëndësishëm në Prizren.

    Edhe pse Kryeziu, bazuar në bisedën me Grabovcin, duket se ka fuqi të madhe në përzgjedhjen e kandidatëve me kriteret më banale, megjithatë Grabovci nuk duket se e ka dëgjuar edhe aq kur ka bërë përzgjedhjen përfundimtare.

    Naser Bajraktari, ishte zgjedhur kryesues i Bordit. Ai nga Kryeziu shihet si një person që dëshiron t’ia marrë pushtetin pasi merr kompetenca që s’i takojnë, andaj edhe shefi ia miraton refuzimin gjatë bisedës.

    Grabovci: Naser Bajraktari?

    Kryeziu: Qyky Naser Bajraktari po të kallxoj ty, ky thirret në emër të Partisë Demokratike edhe u bohet ma me kompetent se na në Prizren kur osht puna për PDK-në. Unë nuk ja di adresën këtij osht… m’doket i Fatmirit osht dikund i Malishëvës anena.

    Grabovci: Une se shti pa m’thonë ti.

    Kryeziu: Jo, qija nanën mos e shti, se po të kallxoj çka na ka ba tri vjet

     

    Bujar Hasani, është një tjetër anëtar i bordit për të cilin Kryeziu dhe Grabovci flasin nëse duhet të propozohet për anëtar Bordi.

    Madje për Hasanin ndodh edhe sharja e Kryeziut për Nait Hasanin, një tjetër deputet i rëndësishëm i PDK-së.

    Grabovci i thotë Kryeziut se Hasani është njeri i “tyre” por Kryeziu e mohon këtë duke sharë edhe  deputetit Nait Hasani edhe Bujar Hasanin. Kësisoj ai bie nga kombinimi, por vetëm gjatë bisedës, sepse më vonë ai do të bëhej anëtar Bordi.

    Grabovci: Bujar Hasani, më ka thanë Naiti o i joni.

    Kryeziu : Bujar Hasani, ja qifsha nanën Naitit se drejtor i LDK-së osht ai. Bujar Hasani. Edhe le ta qin nanën Naiti me ta bashkë. Se drejtor i Eqremit oshtë ai.

    Për një tjetër anëtare të Bordit në Ujësjellësin e Prizrenit, Grabovci dhe Kryeziu kanë dilema.

    Bëhet fjalë për Drita Grazhdën e cila sipas Kryeziut vetëm thotë se është me “ta” sepse në fakt nuk është e “tyre”. Grazhda megjithatë bëhet anëtare e Bordit.

    Grabovci: Drita Grazhda?

    Kryeziu: Drita Grazhda, mahet me neve po s’osht me neve, se herën e kalume kur e kemi çue ka thanë më ka çue tjetër kush. A po din?

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark