×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vetëm për këtë vepër penale u liruan Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu nga gjykata

    Insajderi
    04 August 2023 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore e Ferizajt e ka shpallur fajtor dhe dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmanit, ndërsa Arbër Sejdiun e ka dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerje të veprës penale të vrasjes.

    Krivaqa e Sejdiu akuzoheshin edhe dhunim dhe ndihmë në kryerje të dhunimit, por Gjykata i ka liruar nga akuza, “meqë në asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër penale”.

    “I akuzuari Dardan Krivaqa lirohet nga aktakuza për veprën penale “Dhunimi”, meqë në asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër penale. I akuzuari Arbër Sejdiu lirohet nga aktakuza për veprën penale “Ndihmë në kryerje të veprës penale Dhunimi”, meqë në asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër penale”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

    Sipas aktakuzës, më 22 gusht 2021, në banesën e të pandehurit Dardan Krivaqa, në rrugën “Ramadan “Rexhepi”, në Ferizaj, me dashje dhe në bashkëkryerje, me qëllim të fshehjes së veprës penale dhunimi e Krivaqa ai dhe Sejdiu e kanë privuar nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me të cilën ai ishte në bashkësi jashtëmartesore./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark