×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vetëvendosje krenohet me ligjin e pagave, komentuesit e demantojnë me fakte: “E paske kalkulatorin e Kinës”

    Insajderi
    02 February 2023 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duke u krenuar me ligjin e Pagave Lëvizja Vetëvendosje është përballur me një varg komentesh të ashpra e negative nga qytetarët. LVV-ja para 22 orëve ka publikuar një postim duke u krenuar rreth ligjit të pagave dhe se do të eliminohen pabarazitë e do të krijohet transparencë. ’20 herë ishte dallimi mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët bazike në vendin tonë, tash kjo diferencë po zbret në vetëm 4.7 herë’, thuhet në postimin e VV-së.

    “Do të eliminohen pabarazitë, do të krijohet transparencë dhe me këtë ju vie fundi edhe mundësive për vendime rritje pagash në mënyrë arbitrare siç ka ndodhur në të kaluarën”.

    Por, mburrjes së Vetëvendosjes, komentuesit i janë kthyer ashpër, duke ia demantuar me fakte, shkruan Insajderi.

    Më poshtë gjeni disa prej komenteve të qytetarëve në postimin e LVV-së për vendimit e ligjit të pagave:

    “Po si është e mundur një deputete me pas rrogën 1800 euro a një mjek specialisti 1000, ose një prokuror 700, ku luftohet krimi ose korrupsioni këtu”.

    “Kalkulatorin e Kinës e paske”.

    Ani kur thoshin rroga e prokurorit edhe e gjykatësit duhet me kane shume ma e madhe se e kryeministrit, e deputetit. Ça ndodhi me këto premtimet!!!!?”.

    “Keni premtua qe nuk do te këtë pagë me te vogël se paga minimale e cila pritet te miratohet ku vlera e pagës minimale pritet te jet 270€. Po koeficienti i ri po tregon diçka tjetër. Rekrut ushtarak dhe kadet policor do ta kenë koeficientin 2 ku sipas llogaritjes se thjesht 2×105=210€ sa është dallimi ne mes te pagës minimale!”.

    “Po është ulur ama keni mashtruar sepse keni thëne rroga e ministrit, e deputetit, e kryeministrit, e presidentit nuk duhet te jete me e madhe se trefishi i rrogës minimale ne Kosove. Tash qa betë i rritet ato edhe me shume”.

    “Ku 4.7 hajt demonstroje ku ju ka rrit rroga 100+ e koka ul për 15.3 herë o dallaveret e Qeverisë Kurti i kemi kuptuar o jarana”, ishin vetëm disa prej komenteve të qytetarëve ndaj mburrjes së Vetëvendosjes për ligjin e pagave.

    Tutje, ka pasur kritika dhe ankesa edhe për mos përkrahjen e Qeverisë ndaj sektorit privat.

    “A spo ju vjen marre me bë ksi postime a (barazi dhe dinjitet ne paga)! A e dini sa % e qytetarve punojnë ne sektorin privat? Ku është barazia dhe dinjiteti ne paga këtu?Mashtrues”, ishte komenti i një qytetari.

    Ndërkohë, nuk ka munguar edhe një rikujtim i deklaratave të Kryeministrit Kurti në vitin 2018 dhe vendimet e tij në 2023-tën.

    “Kurti me 2018: T’ia rrisësh pagën vetes është hajni, është vjedhje.

    Kurti me 2023: Ia rrite pagën vetes për 285 euro”, ka shkruar një qytetar tjetër.

    Derisa, Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e djeshme, vendosi që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024.

    Kjo shumë do të shumëzohet me nivelin e koeficientit – që varion nga 2 deri në 18 – dhe prodhon vlerën e pagës/Insajderi/.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark