×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vetëvendosje në Llap rahaton edhe një aktivist si zyrtar në komunë

    Insajderi
    24 September 2022 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arbër Sfishta, aktivisti i zellshëm i Lëvizjes Vetëvendosje-Dega në Podujevë është shpërblyer me një pozitë të re të punës nga pushteti, që udhëhiqet pikërisht nga partia ku ai është anëtarë.

    Sfishta prej sot do ta gëzoi pozitën e zyrtarit për kulturë në komunën e Podujevës, shkruan Insajderi.

    Gazeta Insajderi ka siguruar vendimi zyrtarë të lëshuar nga komuna e udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, ku thuhet se Arbër Sfishta është kandidati më i suksesshëm me gjithsej 77.6 pikë.

    Në një konkurs të hapur me 22 korrik nga komuna e Podujevës me titullin “Specialistë të Administrimit të Përgjithshëm”, aktivisti i VV-së arriti që të hynte në listën e ngushte për pozitën e zyrtarit për kulturë.

    Kurse me datë 23 shtator, ai zyrtarisht fiton pozitën e re të punës.

    Në këtë konkurs kishin marrë pjesë edhe gjashtë kandidatë të tjerë, por, të njëjtit nuk arritën të fitojnë vendin e punës.

    Aktivizim i Arbër Sfishtës për partinë që e punësoi vërehet përmes postimeve të tij në rrjeti social Facebook, rrjet ky ku vërshojnë postimet kushtuar VV-së e kryetarit aktual në Podujevë, Shpejtim Bulliqi.

    Sfishta është edhe anëtar i KZAQ-së – Qendra në Besiane.

    Muaj më parë, Abedin Zeka një figurat kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje-Dega në Podujevë ka marrë zyrtarisht postin e vozitësit në këtë komunë.

    Punësimet politike e familjare në Kosovë traditë prej vitesh

    Që në institucionet publike të punësohen persona të afërt me politikanë e parti në pushtet nëpër komuna, tashmë ky është fenomeni i denoncuar e raportuar gjerësisht.

    Ka shumë raste ku janë raportuar edhe shkelje brenda konkurseve të ndryshme, po për të punësuar njerëz të afërt me partitë në pushtet.

    Djali, vajza, nipat e mbesat kanë përfituar jo rrallë herë nga politikbërësit, e sidomos ata të pushtetit në vend.

    Gazeta Insajderi ka raportuar në vazhdimësi për rastet e tilla pavarësisht nga partia politike ku janë marrë veprimet e tilla

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark