×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vetëvendosje thyen heshtjen, bën thirrje që të votohet 127 dhe Albin Kurti

    Insajderi
    13 February 2021 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “I/E Nderuar

    Me daten 14 shkurt mbahen zgjedhjet gjihe popullore ne RKS. Mbajeni distancën dhe votoni për referendum  #127 Lëvizja VETËVENDOSJE #1 Albin Kurti”.

    Ky është mesazhi që sot ka mbërri në telefonët e banorëve të Kosovës nga Vetëvendosje.

    Bazuar në këtë veprim Lëvizja e Albin Kurtit ka thyer heshtjen zgjedhore në ditën kur partitë e kanë të ndalur të bëjnë thirrje për ta votuar një subjekt, apo kandidat, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në të njëjtin mesazh bëhet thirrje që të votohet kandidati për Kryeministër, Albin Kurti, ndonëse i njëjti nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese i cili thotë se askush nuk mund të kandidojë për deputet nëse në tri vitet e fundit ka vendim të prerë për ndonjë vepër penale.

    Lëvizja Vetëvendosje e ka thyer heshtjen edhe gjatë ditës kur ka mbajtur një tubim tubim me simpatizantë në një hotel në qendër të Prishtinës.

    Ndryshe, shkelja e heshtjes zgjedhore dënohet sipas ligjeve të Kosocës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Dënimet për një parti politike, mund të jenë nga 6 mijë euro deri në 25 mijë.

    Sipas, Panelit për Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, gjobitjet për partitë varen nga disa kritere dhe mënyra sesi është thyer heshtja zgjedhore.

    “Gjatë heshtjes zgjedhore  partive politike u ndalohet shpërndarja ose shfaqja ne mënyre tjetër në ndonjërën nga Qendrat e Votimit, ose 100 metra brenda hapësirës se te njëjtës, e çfarëdo lloj materiali me qellim ndikimi tek votuesit”, thuhet në këtë rregullore, shkruan Gazeta Insajderi.

    Heshtja zgjedhore vlen deri nesër në ora 07:00, kur edhe hapen kutitë e votimeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

    Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë rreth 1 milion e 8 mijë banorë./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark