×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vetëvendosje iu jep një lajm të keq qytetarëve në kohë krize: Nuk e votojmë tërheqjen e Trustit

    Insajderi
    16 January 2023 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga Vetëvendosje janë deklaruar edhe njëherë se nuk do të votojnë pro tërheqjes së mjeteve financiare nga Trusti.

    Kështu po deklaron Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

    Ajo pas mbledhjes së kryesisë theksoi se të mërkurën do të shqyrtohen projektligjet nga seancat e kaluar, kurse të enjten do të jetë në rend dite tërheqja e trustit.

    Për këtë të fundit, ajo tha se Grupi Parlamentar i VV-së nuk e mbështet.

    “Këtë javë do të janë dy seanca një të mërkurën me vazhdimin e pikave të pa përfunduar nga seancat e kaluara. Të etjen fillojmë një seancë të re të sezonit pranveror, ku do të jetë edhe shqyrtimi për tërheqjen e trustit”, tha ajo.

    Qëndrimi i grupit të VV-së janë të qarta ne nuk e kemi mbështetur tërheqjen nga trusti, sepse konsiderojmë që në aspektin ekonomik do të këtë efekt negativ dhe afatgjatë në ekonomi”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark