×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vetëvritet 28-vjeçar në Prishtinë

    Insajderi
    27 July 2023 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një 28-vjeçar dyshohet se është vetëvrare sot në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë.

    Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha për Gazetën Insajderi se ai është gjetur pa shenja jetë në një veturë.

    Policia tashmë ka nisur hetimet për këtë rast.

    “Rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një veturë në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull, rreth 28 vjeç. Përkundër që mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje, policia me kujdes të shtuar po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e  shtetit ka nisur një hetim  mbi vdekjen”, thotë Borovci.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark