×
  • Showbiz
  • Show

    Vetëvritet reperi i njohur rus për të mos shkuar në luftë

    Insajderi
    04 October 2022 - 09:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reperi i njohur rus Ivan Vitalievich Petunin, 27 vjeç i ka dhënë fund jetës, pasi një mesazhi në rrjetet sociale, ku ka thënë se nuk mund të shkojë në Ukrainë dhe të vrasë njerëz.

    Reperi me emrin e artit Walkie në një mesazh në rrjetin social tha “nuk mund ta marr mëkatin e vrasjes në shpirt dhe nuk dua, nuk jam gati të vras për asnjë ideal. Unë zgjedh të mbetem në histori përgjithmonë, si një njeri që nuk e mbështeti atë që po ndodhte. Unë nuk jam gati të marr armët dhe të vras llojin tim”.

    Të premten, trupi i Petunin u gjet pranë një ndërtese shumëkatëshe në qytetin rus të Krasnodarit.

    Reperi, i cili më parë ka shërbyer në ushtrinë ruse, u tha fansave të tij: “Nëse po e shikoni këtë video, atëherë nuk jam më gjallë”.

    Kujtojë që qytetarët Rusë po mundohen të largohen nga vendi pasi Vladimir Putin në një deklaratë tha se do të rekrutoheshin 300.000 ushtarë shtesë në luftën në ukrianë.

    Reperi besonte se mobilizimi i pjesshëm i trupave të Putinit në vijën e frontit do të kthehej së shpejti në mobilizim të plotë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark