×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Vettingu po merr rrugë” – Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Kryeministër, seriozisht qenke dorëzuar

    Insajderi
    27 March 2024 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Vettingu po merr rrugë”, ndaj kësaj deklarate të kryeministrit, Albin Kurti ka reaguar deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.

    Deputetja përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se “kryeministri qenka dorëzuar”.

    “Kryeministër, ta lexova statusin. Seriozisht qenke dorëzuar! Nëse këtë proces e quan Vetting të shumëpritur, atëherë ose nuk e paske kuptuar kurrë çka është, ose nuk ke dashur ta bësh kurrë”, shkroi ajo.

    Sipas saj ky proces, i amputuar e i shkatërruar me fajin tuaj, nuk është as afër Vettingut të shumëpritur.

    “Është turp dhe manipulim madje ta quash Vetting. Majftë me propagandë, e fillo tregoji arsyet e vërteta pse ai Vettingu i shumëpritur u shkatërrua në kohën tënde. Ndërsa, në qoftë se do të t’i numëroj dështimet dhe kapjen në drejtësi, të sfidoj të ballafaqohemi ku të duash e kur të duash”, tha deputetja.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark