Shqetësimet rreth sigurisë së veturave të BMW janë duke u rritur pas një raporti të ri i cili gjeti se dhjetëra vetura morën flakë në mënyrë misterioze duke qenë të parkuara.
Më shumë se 40 vetura të parkuara BMW kanë marrë flakë në SHBA gjatë pesë viteve të fundit, me incidente të ndryshme në Suedi, Kinë, Indi dhe Kore të Jugut, gjeti raporti i ABC News të enjten.
Zjarri i pashpjegueshëm shpërtheu në disa modele të ndryshme ikonike të markës së njohur të veturave.
BMW po e mohon se kanë gjetur ndonjë “problem” që lidhet me ndonjë “dështim të ndonjë komponenti” në vetura dhe thotë se incidentet me flakë janë shumë të rralla.
Zjarri i papritur në vetura të parkuara ka lënë dhjetëra shoferë të privuar nga automjetet e tyre luksoze, dhe të paktën një shtëpi ishte djegur kur një veturë mori flakë pranë saj më 2015.