Victoria Beckham është njëra prej personazheve më të ndjekura në botën e showbizit ndërkombëtar. Që nga fillimet e karrierës së saj – fillimisht si këngëtare me grupin “ Spice Girl” dhe tani si stiliste – ajo është njohur si vajza me taka të larta.
Këtë stil të mbathjeve ajo ruajti gjatë gjithë kohës.
Dhe, dalja në publik e 41 vjeçares me një palë atletet Adidas, ka shokuar mediet britanike.
E kontaktuar nga portali The telegraph, Beckham ka thënë se “Nuk mund të mbaj më këpucë të larta me taka, të paktën jo gjatë kohë që punoj”.
Kohë më parë Victoria Beckham ka thënë se “i urrej këpucët e sheshta”.
Javën e kaluar në Javën e Modës në Milano shumë stilistë të njohur si Giorgio Armani, Tods dhe Missoni, prenzatuan në pasarela të gjitha modelet të veshura me këpucë balerina./Insajderi.com