×
  • Sport
  • Sport

    Vidal refuzon ofertën e majme të Interit për shkak të Juventusit

    Insajderi
    10 July 2017 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Siç është shkruar prej disa ditësh, Arturo Vidal ka refuzuar një ofertë të majme nga Interi. Bazuar në raportimin e gazetës kiliane “El Mercurio”, klubi italian ishte gati të paguante 57 milionë euro për mesfushorin e Bayern-it.

    Në Milano “Luftëtari” do të kishte një kontratë 4-vjeçare me pagë më të lartë, por 30-vjeçari ka thënë “jo” pa iu dridhur qerpiku.

    Deri këtu nuk ka ndonjë çudi, sepse lajmi përgjithësisht dihej, por detaji që duhet theksuar është arsyeja pse Vidal nuk ka pranuar të rikthehet në kampionatin italian.

    “El Mercurio” shkruan se mesfushorin e ka penguar e kaluara e tij te Juventusi. Ai ka luajtur në Torino nga viti 2011 deri në vitin 2015, ku ka gëzuar një respekt të jashtëzakonshëm nga tifozët, përveçse ka provuar shijen e titujve kampionë, shkruan telesport.

    Kështu, duke ruajtur me fanatizëm ndjenjat e tij për “Zonjën e vjetër”, Vidal ka vendosur të vazhdojë aventurën bavareze. Ai ka edhe dy vite kontratë në Mynih, por pritet që shumë shpejt të rinovojë.

    Mediet gjermane, sakaq, shkruajnë se Bayern po mendon t’ia rrisë pagën kilianit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark