Në një gala që organizon FIFA shpërblehen lojtarët dhe trajnerët më të mirë në futbollin e meshkujve dhe femrave. Në listën e ngushtë për çmimin “The Best”, që i jepet
lojtarit më të mirë nga FIFA-s për meshkuj, 6 nga 12 futbollistët janë lojtarë nga fituesit e Champions League, Manchester City, por më i komentuari ishte mungesa e Vinicius Junior nga lista.
Futbollisti brazilian ishte një nga lojtarët më të mirë të Real Madridit sezonin e kaluar, kur Madridi fitoi vetëm Kupën e Spanjës, por ai nuk hyri në listën e ngushtë, pavarësisht se shënoi 23 gola dhe dha 19 asistime.
Carlo Ancelotti, teksa mbajti konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Real Sociedad, u pyet për faktin që nuk ishte nominua Vinicius Junior. Tekniku italian tregoi një episod që u bë menjëherë viral.
“Ai po qante në dhomën e zhveshjes. Më tha: ‘Nuk më futën në listë!’ Ai qau për 3-4 orë, nuk mund ta ndalonim”,- deklaroi Carlo Ancelotti.