×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    VIDEO / Arrogancë apo qëndrim politik për vizat?- Gjyshinca nuk nderon ambasadorin francez me ngritje në këmbë

    Insajderi
    25 October 2022 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, ka injoruar ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Ky i fundit ka shkuar në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë ku pjesë e komisionit është edhe deputeti Gjyshinca i cili nuk është ngritur në këmbë për ta mirëpritur ambasadorin.

    Nga pamjet e publikuara nga “Ekonomia Online”, shihet se si Gjyshinca nuk ngrihet në këmbë për ta mirëpritur ambasadorin e ri të Francës, edhe pse këtë gjë e bëjnë të gjithë anëtarët e tjerë që ishin ulur në të njëjtën tavolinë: Xhavit Haliti, Yllza Hoti e Doarsa Kica-Xhelili.

    Gjyshinca u mjaftua me përshëndetje me lëkundje koke.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark