Bayer Leverkuseni e ka fituar bindshëm ndeshjen e parë në fazën grupore të Ligës së Evropës. Të enjten mbrëma, Leverkuseni fitoi 4:0 ndaj Hackenit suedez.
Granit Xhaka udhëhoqi mesfushën e skuadrës gjermane, ndërsa bëri asistim mjeshtëror në golin e dytë të shënuar nga Amine Adli.
Florian Wirtz, Victor Boniface e Jonas Hofmann shënuan golat tjerë për Leverkusenin.
Xhaka la fushën në minutën e 77-të, pasi u vendos çështja e fituesit.