×
  • Showbiz
  • Show

    Video-Bashkëshortja e Justin Bieber në pritje të fëmijës së tyre të parë?

    Insajderi
    14 March 2023 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bashkëshortja e këngëtarit Justin Bieber, Haliey po përflitet sërish për një shtatzëni të mundshme. Këtë herë thashethemet kanë marrë dhenë pas pjesëmarrjes së saj në “Oscars” afterparty të organizuar nga Vanity Fair.

    Hailey në këtë dalje të saj kishte zgjedhur të vishte një fustan të zi të ngjitur pas trupi, i cili i definonte për mrekulli linjat e saj prej modeleje.

    Në një moment teksa pozonte për kamerat, ajo preku disa herë barkun, sikur donte të lajmëronte diçka.

    Ky gjest i saj bëri që aludimet që ajo është shtatzënë të pushtonin rrjetin sërish.

    Edhe më herët gjatë vitit që lamë pas Hailey u përfol se ishte në pritje të ëmbël.

    Ndonëse nuk vonoi shumë dhe doli me një deklaratë në Instagram ku shprehej: Unë nuk jam shtatzënë, më lini të qetë.

    Justin Bieber

    Kujtojmë se Hailey tha për “WSJ. Magazine” në janar të 2022-shit që ajo dhe Justin nuk do të bëheshin prindër këtë vit për shkak se ata të dy janë shumë të zënë me punët e tyre.

    Por, modelja tha se ata mund të përpiqen në “dy vitet e ardhshme”, duke adresuar se një afat kohor është i pamundur të parashikohet.

    Justin Bieber

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark