×
  • Sport
  • Sport

    VIDEO: Dalin imazhet e para nga prishja e “Camp Nou”

    Insajderi
    09 July 2023 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më 29 nëntor 2024, që përkon me 125 vjetorin e klubit, Barça është planifikuar të kthehet në  Spotify Camp Nou. Deri atë ditë, transformimi i stdiumit do të jetë i dukshëm për të gjithë botën, ndërsa skuadra e Barçës do t’i zhvillojë ndeshjet e saj në këtë periudhë në Olímpic de Montjuïc. 

    Mund të vijë një moment që sytë të mësohen dhe kujtesa të ngatërrohet, por pamjet që vijnë nga prishja e disa zonave të Camp Nou janë të dhimbshme dhe jo të përshtatshme për zemrat e ndjeshme. Kjo demonstrohet nga efekti i arritur nga një video e shpërndarë në Twitter.

    E rëndësishme është që puna e rimodelimit në Spotify Camp Nou po ecën sipas planit dhe me një ritëm të mirë. Siç shpjegoi vetë Barça, aktualisht janë deri në 250 punëtorë të përfshirë në punimet në Spotify Camp Nou dhe ky numër pritet të rritet në javët në vijim, kur të mbërrijnë vinçat që do të rrethojnë stadiumin e Barçës.

    Përfundimi i plotë i rimodelimit të stadiumit është planifikuar për sezonin 2025-26, me Barçën që nuk do të luajë në Camp Nou deri në nëntor të sezonit 2024-25.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark