Gianluca Simeone, i cili ishte në “Cívitas Metropolitano” duke parë ndeshjen Atlético Madrid-Real Madrid, është filmuar duke bërë disa gjeste fyese në drejtim të zonës ku ndodheshin tifozët e Real Madridit.
Kjo ndodhi në golin e dytë bardhekuq, kur Antoine Griezmann shënoi rezultatin 2-0 pas një goditjeje të shkëlqyer me kokë. Në atë moment, Gianluca Simeone u ngrit nga vendi për të bërë ato gjeste në drejtim të tribunës së Real Madridit.
Djali i mesëm i tre fëmijëve të Diego Pablo Simeones, aktualisht është pjesë e Tudelano, në RFEF-në e dytë. Ai ka luajtur me skuadrën e tij të shtunën dhe të dielën ka shfrytëzuar rastin për të parë live ndeshjen e skuadrës së babait të tij.