×
  • Sport
  • Sport

    VIDEO: Djali trajnerit të Atleticos kapet “mat”, fyen tifozët e Real Madridit…

    Insajderi
    25 September 2023 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gianluca Simeone, i cili ishte në “Cívitas Metropolitano” duke parë ndeshjen Atlético Madrid-Real Madrid, është filmuar duke bërë disa gjeste fyese në drejtim të zonës ku ndodheshin tifozët e Real Madridit. 

    Kjo ndodhi në golin e dytë bardhekuq, kur Antoine Griezmann shënoi rezultatin 2-0 pas një goditjeje të shkëlqyer me kokë. Në atë moment, Gianluca Simeone u ngrit nga vendi për të bërë ato gjeste në drejtim të tribunës së Real Madridit.

    Djali i mesëm i tre fëmijëve të Diego Pablo Simeones, aktualisht është pjesë e Tudelano, në RFEF-në e dytë. Ai ka luajtur me skuadrën e tij të shtunën dhe të dielën ka shfrytëzuar rastin për të parë live ndeshjen e skuadrës së babait të tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark