×
  • Showbiz
  • Show

    VIDEO/ E pyeti për bashkëshorten, Kanye West i kthehet me dhunë gazetares

    Insajderi
    30 January 2024 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në rrjet është duke qarkulluar një video, ku tregon momentin e përplasjes së reperit, Kanye West me një gazetare.

    Në videon shihet teksa i rrëmben me forcë telefonin nga dora një paparaci, pasi ajo e pyeti nëse gruaja e tij, Bianca Censori ka liri në jetën e saj.

    Incidenti ndodhi teksa reperi i “Flashing Lights” ishte rrugës për në ceremoninë ‘Walk of Fame’ të Charlie Wilson në Bulevardin Hollywood të hënën. Ndërsa paparaci ju lut që t’i kthente telefonin, disa njerëz dëgjoheshin duke u përpjekur për të qetësuar situatën.

    “Më pyetët nëse gruaja ime kishte vullnet të lirë. Kjo është një pyetje idiote për t’iu bërë një superheroi si unë”, vazhdoi West.

    Para se të tërhiqej, West më pas i ofroi gazetares një punë, madje duke shkuar deri aty sa tha se do t’i paguante dyfishin e pagës së saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark