Skuadra e Lille luajti dje baras 1-1 në derbin rajonal ndaj Lens, xhiro kjo e vlefshme për javën e tetë në elitën e futbollit francez.
Protagonist kryesor në këtë ndeshje ishte Edon Zhegrova i cili asistoi tek goli i Benjamin Andre, i shënuar në minutat shtesë të pjesës së parë.
Zhegrova kompletoi tërë ndeshjen dhe përveç asistimit u angazhua shumë edhe në fazën defanzive dhe për këtë arsye ai u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.
VIDEO: