×
  • Sport
  • Sport

    VIDEO: I ndaluar në aeroportin e Pekinit, Leo Messi bëri pyetjen që bezdisi të gjithë Kinën

    Insajderi
    17 June 2023 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kampionët e botës fituan 2-0 ndaj Australisë në Pekin, ndeshje në të cilën Leo Messi hapi rezultatin në minutën e 2-të. Germán Pezzella dyfishoi avantazhin e “Albicelestëve” në minutën e 68-të. Për Argjentinën vjen një miqësore e re në Azi, më 19 qershor, në Xhakartë, amerikano-jugorët do të përballen me Indonezinë.

    I sapotransferuar te Inter Miami, Leo Messi ishte protagonist i një ngjarjeje të çuditshme me hyrjen në Kinë. Duke mbërritur në Pekin me një avion privat pas një ndalese në Tajvan, Leo u ndalua nga agjentët e sigurisë për shkak të një problemi me pasaportën.

    Sipas botimit “El Confidencia”, Leo Messi kishte me vete pasaportën spanjole, jo atë argjentinase.  Qytetarët spanjolë mund të hyjnë pa viza në Tajvan për sa kohë që qëndrimi i tyre nuk i kalon 90 ditë, por jo në Kinë, ndaj doganierët kinezë i kërkuan argjentinasit lejen e hyrjes. Në atë moment,  Messi, pak i hutuar, bëri një pyetje që u bë virale: “Ah, Tajvani nuk është Kina?” 

    Tajvani është një territor autonom, megjithëse Kina e konsideron atë pjesë të vendit të saj dhe subjekt i një mosmarrëveshjeje të brendshme. Sipas autoriteteve në Pekin, Tajvani është një provincë që është pjesë e asaj që ata e quajnë “një Kinë”.

    Konfuzioni i Leo Messit është bërë temë humori në qarqet, ku flitet për politikën ndërkombëtare. “Shashtisi pa dashje kinezët”, shkruan disa përdorues të Reddit, si dhe aktivisti australian Drew Pavlou, i cili bën fushatë kundër regjimeve autoritare.

    “Kush do ta kishte menduar se Messi do të ishte ai që do të vinte në pah hipokrizinë e Partisë Komuniste Kineze ndaj Tajvanit?”, komentoi një tjetër përdorues i Reddit.

    Pas 30 minutash në aeroport, situata u zgjidh dhe Messi mundi të hynte në Kinë pa probleme. Për argjentinasin, kjo ishte vizita e shtatë në vendin aziatik, vëren Yahoo News.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark