Shumë lojtarë shqiptarë kanë bërë festimin me “shqiponjë” gjatë viteve, dhe lirisht mund të themi se është një nga festimet më unike në botën e futbollit.
Një video interesante është duke qarkulluar në rrjetet sociale, me protagonist mbrojtësin e majtë të Bayern, Alphonso Davies.
Ylli i Bayern u ndalu nga një fans shqiptar, i cili duket se i kërkoi të bëjë “shqiponjën”, dhe nuk u dëshprua.
22 vjeçari me një buzëqeshje në fytyrë, ia realizoi dëshirën fansit shqiptar.
VIDEO: