Në emisionin “Dueli Sportiv”,analistët e pranishëm janë duke analizuar ndeshjen në mes Rumanisë dhe Kosovës.
Ismet Munishi, trajneri i Ferizaj, tha se po të ishte ai trajner i Kosovës kundër Rumanisë sonte, gjërat të do shkonin më ndryshe.
”Isha afruar ngadale dhe kisha tentuar me ja u kap atë baner qe e kanë qitë, dhe me ua hongër me dhëmbë, krejt ja u kisha çky me dhëmbë. Qashtu kisha tentu, se kjo është provokim,” tha Munishi.
Kujtojmë se ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës e zhvilluar në ‘Arena Nationala’ në Bukuresht, u ndërpre për disa minuta gjatë pjesës së parë.