×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    VIDEO/ Juventus punëson gjyqtarin e “skandalit të Katanias”, çfarë ndodhi 10 vite më parë?

    Insajderi
    26 July 2022 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nga ndeshjet që ka shkaktuar më së shumti polemika në futbollin italian, ka qenë edhe një Catania-Juventus e luajtur në tetor të vitit 2012. Bardhezinjtë në atë kohë të drejtuar nga trajneri Antonio Conte fituan me shumë polemika me rezultatin 0-1, në një ndeshje të cilin e vendosi goli i Arturo Vidal, që gjithashtu ishte dukshëm në pozicion jashtë loje.

    Por, ajo që kishte acaruar edhe më shumë vendasit ishte një moment në pjesën e parë kur rezultati ishte i barabartë 0-0. Catania gjen golin, por anësori Luca Maggiani vendos të ngrejë flamurin për pozicion jashtë loje.

    VIDEO

    Një vendim që i bën siçilianët të vendosin duart në kokë, teksa në fund dolën të mposhtur edhe me një gol të parregullt për pozicion jashtë loje pikërisht në krahun ku qëndronte anësori Luca Maggiani.

    VIDEO

    Ky episod i thuajse dhjetë viteve më parë është rikthyer në qendër të vëmendjen pasi Juventusi ka punësuar në klub pikërisht anësorin Maggiani duke e emëruar në rolin e Menaxherit të Arbitrave për Klubin, një rol risi që sapo është prezantuar nga ana e Federatës. Pas zyrtarizimit të Maggianit ka reaguar edhe presidenti i Catanias në atë kohë, Antonio Pulvirenti i cili thekson se gjithë dyshimet për një ndeshje të vendosur nga ish-anësori u provuan me këtë lëvizje të Juventusit.

    “Tani gjithë misioni është përmbushur dhe mund të them se Juventus ia doli të rregullonte Maggianin. Nuk kam qenë gabim 10-vite më parë kur thashë se Maggiani në Facebook-un e tij kishte logon e Juventusit, më quajtën të çmendur. Tani mund të dal me kokën lart duke qenë se duket hapur se Juventus fitoi në Massimino me dy episode të vendosura nga Maggiani”, u shpreh Pulvirenti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark