×
  • Sport
  • Sport

    VIDEO: “Mbylla sytë dhe godita”, Asani: “Szczesny më tha se ishte një super-gjuajtje”!

    Insajderi
    11 September 2023 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas fitores 2-0 të Shqipërisë ndaj Moldavisë, për SuperSport foli edhe Jasir Asani, autor i golit të parë. Sulmuesi tregoi edhe bisedën me portierin e Polonisë, Szczesny në fund të pjesës së parë. Ndër të tjera, Asani tha se një meritë të madhe për formën e tij në Kombëtare e ka edhe mbështetja që i ka dhënë trajneri Sylvinho.

    “Të them të drejtën, fusha nuk ka qenë siç duhet, nuk na lejoi të luajmë futbollin që kemi bërë gjithë javën. Por, erdhi goli dhe u çliruam, kemi kualitete të larta. Mendova për krosim, por pashë Szczesnyn të lëvizte dhe mbylla sytë dhe godita, e dija se po të shkonte në portë do të ishte gol. Szczesny më tha bravo, se ishte një supergjuajtje dhe se nuk e priste të gjuaja nga ajo distancë.

    E dimë për çfarë kemi ardhur, stafi ka bërë shumë punë dhe merita për sa më përket mua është Sylvnho, më ka dhënë shumë besim së bashku me Zabaletën”.

    Kush është goli më i bukur, i Asllanit, Bajramit apo Asani? “Të gjithë janë të bukur. Edhe i Bajramit ishte i bukur edhe sepse na dha një pikë”, u shpreh Asani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark