×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    VIDEO/ Momenti kur u këndua kënga e njohur “Mora fjalë” nga Qazim Beka, vetëm tre vjet pas rënies heroike të Jasharajve

    Insajderi
    14 October 2023 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Mora fjalë”, kënga që dëgjohet më së shumti nga shqiptarët sa herë që vjen Epopeja e UÇK-së, e së fundmi edhe në stadiumin e Shqipërisë kënduar nga mijëra tifozë sa herë që luan ndeshje Kombëtarja Kuq e Zi ka ngritur një çështje tjetër se kush e këndoi i pari, Shkurte Fejza apo dikush tjetër…, shkruan Periskopi.

    Shqiptarët të gjithë e njohin si kënga e Shkurte Fejzës, por në fakt është këngëtari nga Drenica, Qazim Beka ai i cili e ka kënduar për herë të parë më 5 mars të vitit 2001, e ku kënga atë kohë mbante emrin “Çou Adem”.

    Videoja e mëposhtme tregon më së miri momentin kur kënga “Mora fjalë”, në atë kohë “Çou Adem”, këndohet për herë të parë në përvjetorin e lavdishëm të Epopesë dhe sakrificës së Jasharajve në krye me Komandantin legjendar, Adem Jashari.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    02 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark