Mirlind Daku po shijon në mënyrën më të mirë minutat e para me fanellën e Kombëtares shqiptare.
Ky vendim i tij për të përfaqësuar fanellën “kuqezi” u përfol shumë nëpër mediat gjithë shqiptare, mirëpo si duket kjo i ka bërë mirë vetë lojtarit, i cili që në ndeshjen e dytë, edhe atë nga bankina, arriti të gjejë golin e parë.
Një gjë të tillë, gjilanasi bëri ndaj Polonisë, duke shënuar golin e dytë dhe të fitores për kombëtaren shqiptare.
Festa pas golit të Dakut ishte fantastike në tribunat e “Air Albania”.
Në një video të potuar në rrjetet sociale, vërehet shumë mirë gëzimi i tifozëve kuqezi pas golit të 25 vjeçarit.
VIDEO: