Mbrojtësi i CD Marathnn, Andre Orellana u përjashtua me karton të kuq për një “ndërhyrje të tmerrshme” në fundin e ndeshjes kundër Olimpias, në Ligën e Parë të Hondurasit.
Një gol i minutës së 84-të nga Kevin Lopez i dha liderëve të ligës Olimpia tre pikë vendimtare në ndeshjen e së dielës kundër Marathon. Por, një ndërhyrje serioze e rrezikshme nga mbrojtësi i krahut 21-vjeçari Andre Orellana u bë lajmi kryesor i ndeshjes.
Siç mund ta shihni nga pamjet më poshtë, Orellanas iu dha një karton i kuq direkt pasi goditi me të dyja këmbët Karlos Pineda dhe German Mejia me një kërcim të jashtëzakonshëm. Kjo video është bërë virale. /Lajmi/