Tashmë janë publikuar disa pamje të reja, ku shihet përzgjedhësi Primoz Gliha duke e tërhequr me forcë sulmuesin Edon Zhegrova dhe duke i bërtitur në sy të tjerëve.
Ylli i Lilles, lëshoi komunikatë të fuqishme pas humbjes ndaj Rumanisë duke deklaruar “Duhet rregulluar gjërat brenda, sepse ju nuk e dini çfarë ndodh brenda, por nuk dua të flas sepse duhet të flet dikush më i vjetër”, por pastaj u bë pishman duke shkruar në Instagram se e ka pasur fjalën për lojë.
“Futbolli i Kosovës” ka publikuar një video ku shihet tekniku slloven duke e tërhequr për krahu lojtarin dhe më pas e qorton në prani të stafit.
Zhegrova pas fjalëve të Glihas shihet duke i ngritur duart në formë zhgënjimi, kurse më vonë edhe zëvendësohet.
Rumania me fitoren ndaj Kosovës ia hodhi poshtë të gjitha shpresat për një kualifikim tutje, kurse tani mbetet një rindërtim për t’u fokusuar në kualifikueset e radhës.