Insajderi
Lajme

VIDEO/ Rasti me 400 kg kokainë që përfunduan në depon e “Mc Food”, jepen në Gjykatë pamjet nga aksioni i policisë

Insajderi
23 October 2025 - 14:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
VIDEO/ Rasti me 400 kg kokainë që përfunduan në depon e “Mc Food”, jepen në Gjykatë pamjet nga aksioni i policisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve në rastin e 400 kg kokainë, të cilat në maj të 2021-ës nga Brazili përfunduan në depon e “Mc Food”, në Lipjan është duke u mbajtur sot.

Kadri Sheqiri së bashku me Izet Sheqirin, Faton Vrajollin, Kadri Ibrahimin dhe Fehmi Bytyqin akuzohet se nga koha e pacaktuar deri më 15 maj 2021, duke vepruar si pjesë e grupit kriminal të organizuar dhe në bashkim të strukturuar kriminal, me dashje, dijeni e me qëllim të përfitimit financiar, secili nga ta kanë vepruar në forma të ndryshme me qëllim të realizimit të aktivitetit kriminal.

Ndërsa, për të akuzuarit Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina, pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë çështja penale ndaj tyre është veçuar.

Në gjykatë sot janë dhënë pamjet nga aksioni i policisë ku u gjet droga.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark