Son Heung-Min i Tottenham Hotspur, i njohur gjithashtu thjesht si Son, është futbollisti më i njohur i Koresë së Jugut, i cili me aftësitë e tij është bërë një nga lojtarët më të rrezikshëm në Premier League prej vitesh.
“Sigurisht” ai ka një kontratë sponsorizimi me kompaninë elektronike shumëkombëshe koreano-jugore, Samsung, e cila e ndalon të mbajë në duar një produkt të Apple.
Në këtë rast një iPhone të një fanseje të tij, që donte t’i “kalonte” celularin e saj atij për të bërë një foto të përbashkët.
Kontrata me këtë klauzolë speciale mes dy palëve është nënshkruar vetëm verën e kaluar.
Videoja u publikua vetëm pak orë para prezantimit të iPhone15 nga Apple.