×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Video: Spikerja e lajmeve merr propozimin për martesë live

    Insajderi
    24 August 2023 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një spikere lajmesh në Amerikë mori propozimin më të veçantë që mund të keni parë ndonjëherë.

    Prezantuesja nga Tenesi, Cornelia Nicholson, mendoi se po regjistronte një segment lajmesh për emisionin e fundjavës në “Local 3 News”, kur kuptoi se po prezantonte të dashurin Riley Nagel.

    Ajo u habit teksa pa partnerin e saj – i cili gjithashtu është një spiker lajmesh – të afrohej drejt skenës duke mbajtur një tufë me lule.

    Ai tha: Do të ishte e përshtatshme të ta bëja këtë pyetje këtu, pasi këtu është vendi ku jemi taluar.

    Më pas, partneri i saj u ul në gjunjë duke i propozuar spikeres për martesë.

    Nagel u tregoi shikuesve se si dyshja u njohën ndërsa punonin në redaksinë e lajmeve pothuajse katër vjet më pare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark