Një video u shfaq së fundmi në rrjetet sociale, e cila e kap momentin nga evente GymSTART, i organizuar nga Federata Irlandeze e Gjimnastikës, e mbajtur në mars të vitit 2022.
Video ka fituar një vëmendje domethënëse online, ndërsa shihet një zyrtare e kapërcen një gjimnaste të re me ngjyrë gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve, shkruan “hersport.ie”.
Incidenti është rikthyer në skenë pas gati një viti e gjysmë dhe kjo ka bërë që Federata Irlandeze e Gjimnastikës ta lëshojë një komunikatë zyrtare për shtyp duke iu adresuar këtij rasti skandaloz.
Zyrtarja që ishte ngarkuar me detyrën e ndarjes së medaljeve kalon nga garuesja në fjalë, por e kalon atë duke ndarë medalje vetëm për shoqet e saj.
Komentuesit e konsideruan si skandaloz veprimin, duke e injoruar dhe diskriminuar vajzën e gjorë, e cila po priste që t’i vendosej në qafë medalja e merituar.
Federata Irlandeze e Gjimnastikës theksoi se ka marrë masa për rastin e ndodhur pasi rasti ishte paraqitur menjëherë nga prindërit e garueses, të cilët e konsideruan këtë si një veprim racist.
Federata Irlandeze sqaroi se zyrtarja në fjalë kishte thënë se ishte një lëshim i paqëllimshëm i saj dhe se kishte kërkuar falje, ndërsa garueses me ngjyrë i ishte dhënë medalja po atë ditë, bile pa u largua nga fusha e lojës.
Duke e shprehur keqardhjen e thellë për incidentin, zyrtarët e kishin konsideruar këtë si një gabim.
Por, prindërit e sportistes duket se nuk do ta lënë punën me kaq, pasi do të ankohen në instancat më të larta për këtë diskriminim të vajzës së tyre. /syri/