×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Videoja e përplasjës – Kjo akuzë kundër Veton Surroit bëri që Ylli Hoxha të largohet nga studio

    Insajderi
    30 August 2023 - 23:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti Ylli Hoxha ka lëshuar studion e debatit Plus në Dukagjini, shkaku i përplasjes me Asdren Shalën e PSD-së.

    Në debatin rreth statusit të Faton Kliankut, Shala i PSD-së ka thënë se ekziston një frymë anti-UÇK në vend.

    Në një moment duke polemizuar ne analistin Ylli Hoxha, ky i fundit ka lëshuar studion pasi Shala tha se ‘Veton Surroi ka qenë person që i ka shërbyer Jugosllavisë’.

    Ylli Hoxha: Ti s’je për me shpallë këtu tradhtarë, veç po folë këtu për gjithkë, e përmende një personalitet, Veton Surroin, marre duhet me të ardhë..

    Asdren Shala: Jo s’më vjen marre, çfarë personaliteti, ai është person dhe unë jam historian, ai person i ka shëryber Jugosllavisë.

    Ata kanë përdorur edhe terme ofenduese ndaj njëri-tjetrit, si “gomar”.

    “Mos fol palidhje, turp duhet me të ardhë” – i tha Hoxha Shalës, ndërsa pas kësaj përplasje, që nisi për shkak të kritikave të Shalës ndaj Veton Surroit, Hoxha e lëshoi studion e emisionit.

    “Hiçma këtë gomar” – deklaroi Hoxha teksa dilte nga emisioni.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark