×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    ‘Videosulmi i VV-së’, reagon Tahiri: Shumë shpejt do t’ju përcjellim, disa në shtëpia e disa në burgje

    Insajderi
    04 July 2023 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përmes një videoje, Lëvizja Vetëvendosje ka goditur partitë opozitare pasi PDK mori vendim për shkëputje të komunikimit me Kurtin dhe Osmanit, ndërsa LDK për bojkotim të mbledhjeve të kryesisë së Kuvendit.

    Kjo video ka nxitur reagime të shumta nga opozita.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ableard Tahiri, ka ka thënë se kjo video tregon që pushteti është në panik dhe se kanë frikë nga kjo opozitë.

    Ai ka thënë se kjo Qeveri do të bie dhe disa nga ta do të shkojnë në shtëpi e disa  në burgje.

    Pushteti i sanksionuar i Albinit tashmë ka hyrë në një fazë të re paniku. Sot e paska publiku një video duke e sulmuar opozitën, që dëshmon më së miri se kanë edhe frikë pikërisht nga kjo opozitë. Shumë shpejtë do t’ju përcjellim; disa në shtëpia e disa në burgje”, ka shkruar Tahiri.

    Partitë opozitare  po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Kurti pas zhvillimeve të në veri, ku po e akuzojnë Qeverinë aktuale për prishje të raporteve me aleatët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark