×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vijnë akuzat e para nga Lugina: Paratë e Kosovës po shpërndahen të militantët e tre politikanëve

    Insajderi
    29 December 2022 - 23:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryesus i Kuvendit Komunal në Preshevë, Sami Salihu ka shprehur akuza ndaj Ragmi Mustafi, Shaip Kamberi e Ardita Sinani.

    Kjo pas vendimit të Qeverisë për ndarjen 1.2 milion euro për përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.

    Ai përmes një reagimi në “Facebook” ka thënë se paratë e ndara nga Qeveria e Kosovës për Luginën po shpërndahen të militantët e politikanëve: Mustafi, Kamberi dhe Sinani.

    Sipas tij kjo treshe ka vetëm hakmarrje dhe urrejtje politike.

    “Kjo treshe famëkeqe e PVD-së (lexo Ragmi-Shaip-Arditë) jo vetëm që është e ngarkuar me urrejtje politike dhe hakmarrje ndaj çdokujt që është kundër tyre, por në këtë formë ka arritur ti turpërojë edhe votuesin më të sinqert të PVD-së duke i bërë të ulin kokat e mos ti lidhë asgjë më me ata”, shkroi ai.

    Tutje Salihu theksoi se këto para po shpërndahen të grupet e interesit.

    “Kjo “shkepje” e parasë, siç do të thoshte populli, këtyre grupeve të vogla interesi që nuk përfaqësojnë askend nga kultura, informimi, arsimi, përdorimi i simboleve, promovimi i gjuhës shqipe, është një këmbanë që po bie pandalur, te secila parti politike dhe te secili votues. Kjo treshe famëkeqe tregoi sot cinizmin e tyre, urrjetjen e tyre patetike dhe çdo lloj antivlere profesionale e politike”, pohoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark