×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Viktima e fajdeve zbulon bisedën me Komandanten e Stacionit në Mitrovicë: Ajo ka trashëguar një borxh të madh të vëllait

    Insajderi
    19 May 2023 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefki Hyseni që zyrtarisht nga Prokuroria është përshkruar si viktimë e fajdeve në një rast ku të akuzuar janë Fitim Shala e Dion (Ish-Hamdi) Rashica ka dhënë një rrëfim ekskluziv për InDoks nga Spanja.

    Në këtë rrëfim, pasi që iku nga Kosova, sipas tij i kërcënuar me vrasje nga të afërm të Dion (Iish-Hamdi) Rashicës, ai është marrë edhe me Komandanten e Stacionit Policor në Mitrovicën e Jugut, Kolonelen Afërdita Mikullovci.

    Ai pretendon se është sulmuar në shtëpi nga Fitim Shala e Dion (Ish-Hamdi) Rashica për një borxh që ai as që beson që është i tij, por ka zbuluar një detaj për vet Kolonelen Mikullovci.

    Ai thotë se ajo ka trashëguar një borxh të madh të vëllait të saj, dhe se në një komunikim që ka pasur  me Mikullovcin ia ka përmendur, “si do të të dukej nëse do të sulmoheshe ti për këtë borxh”.

    Se për çfarë borxhi e në çfarë situate ka ndodhur komunikimi i Hysenit me Kolonelen Mikullovci, ndiqeni rrëfimin e tij të plotë këtu:  

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark