×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Viktima që u vra me armë zjarri është gruaja e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit

    Insajderi
    29 November 2023 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vrasje e rëndë ka ndodhur sonte në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Dalip Alshiqi” ku si pasojë e të shtënave me armë ka humbur jetën një grua, shkruan Insajderi.

    Insajderi mëson nga burimet se viktimë është gruaja e Naim Murselit, ish këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.

    Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, se viktimën e kanë gjetur në një veturë pa shenja jete.

    Rasti ka ndodhur rreth orës 20:20.

    “Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim  dhe  ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark