×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vinçi i rrezikshëm i “Maloku Group”, Prokuroria nis hetimet

    Insajderi
    26 September 2022 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ka nisur hetimet ndaj pronarit të kompanisë së ndërtimit “Maloku Group”. Hetimet po zhvillohen në drejtim të dy veprave penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Jeta e banorëve të lagjes “Mati 1” po dyshohet se u vu në rrezik nga vinçi i “Maloku Gorup”. Konfirmohet se ka dëmtuar njërën prej banesave të asaj lagjeje.

    Se hetimet kanë nisur për Insajderin e konfirmojë zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj.

    “Referuar pyetjeve tuaja mund t’iu njoftojmë se prokurori kujdestar është informuar nga policia lidhur me këtë çështje, andaj me urdhër të njëjtit është iniciuar rast në drejtim të veprave penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, sipas KPRK-së, si dhe, është autorizuar policia për grumbullim të informatave dhe provave me qëllim të sqarimit të kësaj çështjeje penale”, tha Ulaj.

    Më 21 shtator, Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe pronarin e kompanisë, Elhami Malokun i cili ka mohuar se është vënë në rrezik jeta e ndonjë banori.

    Tha se u dëmtua veç xhami i një banesë e që dëmi është paguar.

    “Rasti ka ndodhur para 4-5 dite. Nuk e ka vënë në rrezik jetën e askujt, një xhamë është thyer ia kemi paguar atij zotëriut menjëherë. Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe policia kemi dhënë deklaratë. Ai xhama ka kushtuar 10-15 euro dikun vlerë e vogël. Jo jo nuk është duke u hetuar nga prokuroria, ka ardhë ai personi, qytetari ia rregulluam xhamin dha deklaratë edhe ai që ska ndonjë problem. Është mbyll si rast”, ka deklaruar ai për Insajderin.

    Gazeta do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark