×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Viti 2008- VV’ja një ditë para shpalljës së pavarësisë Dita e diel, ditë e zakonshme, kjo nuk është pavarësi

    Insajderi
    16 February 2023 - 19:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje si një parti e krahut të majtë shumë herë ishte parë edhe si parti nacionaliste. Në fillimet e saj LVV ishe kritikuese për simbolet shtetërore, flamurin dhe himnin e shtetit të Kosovës, shkruan Insajderi.

    Nesër bëhen 15 vjet nga data historike e shpalljes se pavarësisë.

    17 shkurt 2008 nuk ishte një datë e triumfit edhe për LVV-në e asaj kohe.

    Kjo parti një ditë para shpalljes kishte thënë se nuk është kjo pavarësi duke e qujatur ditë të zakonshme.

    LVV vazhdimisht ishte kritikuese për procesin e shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

    Lideri VV-së në atë kohë ishte kundër flamurit të Kosovës, që siç e quante ai, “lara-lara”. Por, sot ulur në zyrën e kryeministrit, e quan të veçantë ditën e 17 shkurtit ndërsa para flamurit përkulet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark