×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Viti i ri nuk është festë e jona”, digjet bredhi në oborrin e Komunës së Hanit të Elezit

    Insajderi
    28 December 2023 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është djegur sot bredhi i Vitit të ri në oborrin e Komunës së Hanit të Elezit.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

    Patrulla e policisë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që edhe një ekipë e zjarrëfikësve ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestarë dhe është inicuar një rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshem”. Ndërsa në rast janë kyçur edhe njësia e hetimeve, të cilët po e hetojnë rastin.

    Tutje, Veseli bëri të ditur se sot janë vërejtur disa mbishkrime “Viti i Ri nuk është e jona, mos festo festat e jomyslimanëve”.

    “Policët patrullues kanë vërejtur se në disa rrugë ishin vendosur disa afishe me mbishkim ,,Viti i ri nuk është e jona, mos festo festat e jo myslimanëve””.

    Ai tha se po punohet për të identifikuar të dyshuarit.

    Rasti është iniciuar për hetim dhe është cilësuar ” Nxitje e përqarjea dhe mosdurimit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark