×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vitija: Mjetet e dyshuara shpërthyese në QKUK janë gjetur brenda një dollapi të vjetër

    Insajderi
    16 January 2024 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitija, ka reaguar pas raportimeve për mjete shpërthyese në QKUK.

    Ai përmes një postimi ka thënë se mjetet shpërthyese janë gjetur në zyrën e Odës së Mjekëve, në një pako brenda një dollapi të vjetër.

    Tutje Vitija ka shkruar se mjete dyshohet se janë lënë aty qe shumë vite.

    Mjetet e dyshuara shpërthyese në QKUK, janë gjetur në zyrën e Odes së Mjekëve. Ato janë gjetur në një pako brenda një dollapi të vjetër. Mjetet dyshohet se janë lënë aty qe shumë vite”, ka shkruar Vitija.

    Tutje, nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Insajderin se sot rreth orës 14:00 kanë pranuar informatë për një mjet shpërthyes në klinikën e Patologjisë, konkretisht në institutin para klinik.

    “Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm”, thuhet në përgjigjen e policisë.

    Tutje kanë thënë se në vendngjarje janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese.

    “Në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët aktualisht po vazhdojnë punën deri në pastrimin e plotë të perimetrit të siguruar nga ana e policies”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark