×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vizita e Cameron në Kosovë, reagon Basha

    Insajderi
    04 January 2024 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    David Cameron tha sot në Prishtinë se Britania e Madhe do ta ndihmojë Kosovën në aspiratat e saj duke përmendur këtu procesin e njohjeve të reja.

    Ai u shpreh se ajo që ka ndodhur në Veri është mjaft shqetësuese. Madje deklaroi se duhet bërë çdo gjë që është e mundur për të parandaluar madje përmendi edhe opsionin e luftimit.

    Pas kësaj kryedemokrati Lulzim Basha ka falënderuar sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron.

    Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, Basha tha se Cameron dha mesazhe të qarta në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe vlerave euroatlantike për Kosovën dhe gjithë rajonin.

    “Faleminderit David Cameron për vizitën kuptimplotë të fillimit të vitit në Republikën e Kosovës dhe mesazhet e qarta në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe vlerave euroatlantike për Kosovën dhe gjithë rajonin. Mirënjohës për rolin jetik që luan MB së bashku me NATO-n në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe investimin në një të ardhme më të mirë për të gjithë popujt tanë. Shqiptarët janë të privilegjuar të qëndrojnë pranë një miku dhe aleati si Mbretëria e Bashkuar!”, ka thënë Basha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark