×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vizita e kryeministrit irlandez në Kosovë – Policia njofton se cilat rrugë do të bllokohen përkohësisht

    Insajderi
    10 January 2024 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkarsë do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, shkruan Insajderi.

    Policia e Kosovës do të kujdeset për mbarëvajtjen e kësaj vizite, si rrjedhojë kanë njoftuar se do të ketë ndërprerje të përkohshme të rrugës.

    Ndërprerjet do të përfshijnë aeroportin ndërkombëtar në drejtim të institucioneve shtetërore, ku pritet të zhvillohen takimet.

    “Nga data 10 deri më 11 janar 2024, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare Kryeministri i Irlandës, zotëri Leo Varadkarsë bashku me një delegacion shoqërues”, thuhet në njoftim.

    “Policia e Kosovës,  gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë

    Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës,  Policia e Kosovës  do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) nga aeroporti ndërkombëtar në drejtim të kryeqytetit, afër objekteve shtetërore si dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik“.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark