×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Vjedhje e rëndë në Prishtinë e Klinë

    Insajderi
    10 April 2023 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy raste të vjedhjes së rëndë kanë ndodhur dje në dy komuna të Kosovës, Klinë e Prishtinë.

    Në Prishtinë, ankuesi ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari, telefon, para të gatshme dhe gjësende të tjera.

    Ndërkaq në Klinë një person është ankuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e një pronari i cili ndodhet jashtë shtetit.

    Nga aty është vjedhur një pushkë gjuetie, për ë cilën sipas dëshmitarit viktima ka leje. Sipas njoftimit të policisë, të dyja rastet janë në procedurë hetimore./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark