×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Sulm në sajtin e “British Airways” – Hakerët vjedhin të dhënat nga 380 mijë konsumatorë

    Insajderi
    07 September 2018 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania pretendon se për këtë është lajmëruar policia dhe i ka bërë thirrje klientëve që t’i kontaktojnë bankat e tyre apo provajderët e karteleve.

    Në kumtesë, të cilën e transmeton “Th Guardian”, pretendohet se janë vjedhur të dhënat me përmbajtje të detajeve të udhëtimeve dhe pasaportave, dhe se  të dhënat personale dhe financiare të blerësve të cilët kanë kryer rezervime nëpërmes të ueb faqes “ba.com” dhe aplikacionet e kompanisë ajrore janë kompromentuar në periudhën prej 31 gushtit deri 5 shtator 2018, transmeton Insajderi.com.

    “Hyrja në sistemin tonë është zgjidhur dhe sajti ynë po funksionon normalisht. British Airways po komunikon me blerësit e rrezikuar dhe po i këshillojmë të gjithë klientët të cilët konsiderojnë se ndoshta kanë qenë viktima në këtë incident t’i kontaktojnë bankat e tyre apo provajderët e kredi karteleve dhe të veprojnë sipas këshillave të cilat iu rekomandohen”, shkruan në kumtesë.

    Drejtori i përgjithshëm i British Airways, Alex Cruz ka deklaruar për BBC se kompania i ka kontaktuar blerësit e rrezikuar menjëherë pasi ka marrë vesh për hyrje të hakerëve në të dhëna në ueb faqen e tyre dhe në aplikacionin e celularit.

    Ai ka shtuar se kjo hyrje nuk ka qenë “depërtim” në të dhënat e koduara të kompanisë ajrore.

    “Jo të dhënat tona janë të koduara. Janë përdorur metodat tjera, një sulm shumë i sofistikuar i kriminelëve për marrjen e të dhënave. Në sistemet tona është qasur në mënyrë ilegale, në mënyrë shumë të sofistikuar”, pretendon drejtori i përgjithshëm i British Airways./Insajderi.com.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark