×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vjehrra e Albulena Haxhiut nervozohet me Hykmeten Bajramin: Ne qat aksident e ke thy qafen ti e tash ke mbetur gjysë budalli

    Insajderi
    11 January 2023 - 20:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Xhezide Krasniqi, vjehrra e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ofenduar deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami, duke e quajtur gjysmë budall.

    Vjehrrës së ministres Haxhiu duke se nuk i ka pëlqyer një deklarata e deputetes së LDK-së Hykmete Bajrami.

    Ditë më parë, ajo kishte thënë se 14 shkurti i vitit 2021 ishte aksidenti më i madh i pasluftës, duke ju referuar ardhjes në pushtet të Vetëvendosjes, partisë së Albulena Haxhiut.

    Nëna e bashkëshortit të ministres ka komentuar në njërën prej mediumeve kosovare, ku raportohej deklarata e deputetes Bajrami.

    Ajo ka shkruar se në atë aksident Hykmete Bajrami e ishte thyer qafën dhe tani ka mbetur gjysëm budalli.

    “Ne qat aksident e ke thy qafen ti e tash ke mbetur gjysë budalli!”, ka shkruar vjehrra e ministres Haxhiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark